Gjatë ditës së djeshme në Istog, më saktësisht “Livadhet e Istogut”, një person ka ndërruar jetë.
Policia raporton se ky person (K/Shqiptar), ishte duke e drejtuar traktorin e tij por përnjëherë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Si pasojë e kësaj ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq pasagjeri që ishte me të i cili në atë moment gjendej në rimorkio, ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
Artikuj të ngjashëm