Një person ka vdekur pas një aksidenti në Gjilan.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në njoftim.