Një person ka humbur jetën në fshatin Qabiq të Klinës të martën. Dyshohet se u rrotullua me traktor derisa po punonte në yll.
Viktima u dërgua në Spitalin e Pejës, ndërsa aty u konstatua vdekja e tij. Rasti është cilësuar nga Policia si vdekje aksidentale.
“Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm