Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971. I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.
Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infarkt.
Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se i njëjti ishte i dënuar për veprën penale: vrasje.
Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.