Një burrë, mosha e së cilit nuk është bërë e ditur, ka vdekur të hënën në Prizren si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor.
Sipas raportit të Policisë aksidenti ka ndodhur gjatë kohës sa viktima ishte duke punuar.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një burrë në Podujevë pasi u rrokullis me traktor
-
Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor
-
Vdiq një punëtor në Prizren, u godit nga rryma derisa ishte në shtyllë elektrike
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren