Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur se automjeti me targa vendore ka goditur dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë.
Për shkak të lëndimeve nga aksidenti, viktima 60-vjeçar është dërguar në spital, porse nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, një këmbësor vdiq pasi u godit nga vetura
-
Vdiq personi që ishte në gjendje kritike pas aksidentit në Leposaviq
-
Vdiq një grua si pasojë e aksidentin në rrugën Mitrovicë - Zubin Potok
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova"