Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 33-vjeçar pas aksidentit në rrugën Skenderaj – Drenas

Policia

Një 33-vjeçari ka vdekur disa orë pas një aksidenti në rrugën Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Polac, të martën.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti i trafikut kishte ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa shoferi i veturës së përfshirë në aksident vdiq rreth orës 22:00.

Në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa pasagjeri ka mbetur i lënduar.