Kronikë

Vdiq një 24-vjeçare në aksident trafiku në rrugën Drenas - Skenderaj

Aksident

Foto: Ilustrim

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku të dielën në rrugën Drenas - Skenderaj, në afërsi të fshatit Polluzhë të Skenderajt, ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar. 

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për KOHËN se si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të mbijetojë 24-vjeçarja, ndërsa gjendja e një 26-vjeçari është stabile. 

“Nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve, përkundër të gjitha masave, një grua e lindur në vitin 2001. Ndërsa një burrë i lindur në vitin 1999 është në gjendje stabile, në observim në QE”, ka thënë Syla.