Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Junik, pas aksidentit me traktor

Traktor

Ilustrim

Një person ka vdekur në Junik të mërkurën, pasi është zënë nga traktori.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima kishte qenë duke prerë dru.

“Junik 12.10.2022-15:44. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar –përgatitur dru për djegie, dyshohet se është zënë nga traktori dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm