Një person ka vdekur të martën në fshatin Shurdhan të Gjilanit, pasi ishte duke bartur dru me traktor.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në momentin kur humbi kontrollin mbi traktorin që po tërhiqte edhe rimorkion e ngarkuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së mërkurës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Novobërdë, dyshohet se u rrokullis me traktor derisa po barte dru
-
Vdes një person në Junik, pas aksidentit me traktor
-
Vdiq një 47-vjeçar në Gjilan si pasojë e rrokullisjes së traktorit
-
Vdes një person në Prizren, u rrokullis me traktor
-
Vdiq një burrë në Podujevë pasi u rrokullis me traktor