Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet për vdekje me traktor një person në Viti

shiriti

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur për shkak të lëndimeve që ka marrë pasi u godit me traktor nga një burrë të mërkurën në Viti.

I dyshuari është arrestuar.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk i mbijetoi plagëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.