Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur 62-vjeçari me inicialet H.S., i cili ishte aksidentuar një ditë më parë ndërsa po lëvizte me biçikletë në Ferizaj.
Aksidenti ndodhi të mërkurën në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte 39-vjeçarja me inicialet B.S., përplasi çiklistin.
62-vjeçari ishte dërguar menjëherë për ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm është nisur drejt Prishtinës në QKUK.
Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura të tjera hetimore.
-
Vdiq një person që u përfshi në aksident trafiku në Ferizaj muajin e kaluar
-
Kërkohet paraburgimi i 39-vjeçares që përplasi për vdekje një çiklist
-
Vdiq në QKUK personi që u aksidentua më 25 gusht në Ferizaj
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Një i vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt