Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgimi i 39-vjeçares që përplasi për vdekje një çiklist

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për 39-vjeçaren me inicialet B.S., e cila përplasi një çiklist që vdiq më pas në QKUK.

Ajo gjendet në ndalim 48-orësh për veprën “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura, në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj, kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe nga pakujdesia e në kundërshtim me ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë, me pjesën e përparme të anës së majtë të veturës e goditi drejtuesin e biçikletës, H.S.

Biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur në QKUK.