Kronikë

“Vdekje e dyshimtë”, një vajzë raportohet e vdekur nga nëna e saj në Skenderaj

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një vajzë është raportuar e vdekur në orët e para të së premtes nga nëna e saj në Polici. Rastin ka ndodhur në fshatin Kosterc të Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja ka raportuar se vajza e cila dyshohet se ka qenë në gjumë ka vdekur.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.