(Lajm i përditësuar) - Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e saj të kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 25-vjeçarit që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit, i gjithë operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit.
Pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.
Gjatë ditës së djeshme (e martë), Policia njoftoi se dyshohet për një person që ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë.
VIDEO:
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë
-
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës
-
Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë
-
Gjendet pa shenja jete në Livoç personi që u raportua i zhdukur një ditë më parë
-
Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit