Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë

Liqeni i Batllaves - Batllava - Ballaban - Orllan

Foto: Driton Paçarada

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, pasi sipas informatave fillestare ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës 13:00 ka pranuar informatën lidhur me rastin, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar njësitë relevante policore dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit.

Sipas autoriteteve, personi dyshohet se ka hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas ka humbur kontakti me të.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.