Tre të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve Nedeljko Spasoviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Mirkoviq, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm dy ditë para se të skadonte masa e paraburgimit për këta të dyshuar, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë speciale për vazhdimin e paraburgimit.
Prokurori special, Sylë Hoxha, thotë se lënia në liri e këtyre të dyshuarve do t’i pengonte në masë të madhe hetimet në rast.
Ndonëse janë intervistuar një sërë dëshmitarësh dhe grumbulluar prova, Hoxha thotë se e ka të vështirë të punojë në këtë rast, pasi që shteti i Serbisë nuk po ofron bashkëpunim e mjaftueshëm.
Por, një muaj më parë, kur Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit, Apeli u kishte kërkuar arsye shtesë nga Themelorja për vendimin e paraburgimit.
Avokatët e të dyshuarve kishin akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke e quajtur atë një turp juridik.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, tre të pandehurit janë të përfshirë direkt në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke funksionuar në tërësi si grup i organizuar kriminal.
Në nëntor të këtij viti, ata ishin arrestuar gjatë një aksioni policor në veri të Mitrovicës.
Ndërsa, në kërkim vazhdon të mbetet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.