Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq, të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.
Sipas prokurorisë Spavojeviq dhe Rosiq se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë. Ndërsa i pandehuri Markoviq po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Sipas kumtesës për media, Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij.
-
Edhe një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve në rastin “Ivanoviq”
-
U vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj Marko Roshiqit
-
Katër persona dënohen me burgim për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit