Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të premten për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, i nacionalitetit serb, i dyshuar për vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq.

Sipas një komunikate, me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe t’i shmanget organeve ndjekëse.

“Lënia në liri e të pandehurit paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati, po ashtu po të gjinden i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj për zhvillimin e pa penguar te hetimeve është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.