Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U rrokullis me traktor, vdes një person në Shtime

Foto: Koha

Një person në Shtime ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrokullisjes me traktor.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur të premten në rrethana të panjohura.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK por se nuk iu ka mbijetuar plagëve.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve.