Me një vit burgim është dënuar i dyshuari G.B.W., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë për shkak të dyshimeve se kishte kryer veprën penale të grabitjes.
Sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës, ai dyshohet se në dhjetor të vitit 2008, në një fshat në Kosovë, së bashku me 4 të dyshuar të tjerë kishin kryer veprën penale të grabitjes.
Gjykata ka bërë të ditur se të pandehurit E.M., P.I., J.D. dhe A.A, janë gjykuar dhe janë shpallur fajtorë më parë, ndërsa i pandehuri G.B.W., deri tani ka qenë i pakapshëm për organet e ndjekjes.
“Me qëllim të sigurimit të prezencës së tij në procedurë, i pandehuri G.B.W është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me ç’rast i njëjti është lokalizuar dhe është ekstraduar në Kosovë. Të pandehurit G.B.W gjykata i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një viti në të cilin dënim i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim si dhe koha e kaluar në paraburgim në pritje të ekstradimit", thuhet në njoftim.
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohet nga Gjermania kosovari që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania një 27-vjeçar i dënuar për vjedhje të rëndë