Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan kanë ndalur sot edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, në vazhdën e hetimeve që janë kryer.
Tre të dyshuarit të cilët janë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.
Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.
-
Kërkohet paraburgim për tre zyrtarë policorë lidhur me rastin “Karaçeva”
-
Edhe dy të arrestuar në rastin “Karaçeva”
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë
-
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan