Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për tre zyrtarë policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj tre zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, në lidhje me rastin “Karaçeva”.

N.S., N.K. dhe F.K. janë ndaluar gjatë ditës së djeshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

“Sipas kërkesës, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor. Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar. Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.