Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit për rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për 24 të arrestuarit në dy ditët e fundit, në vazhdimësi të aksionit të Karaçevës.

Sipas njoftimit, të R.S., L.M., F.A., A.A., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., R.K., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., që nga muaji nëntor 2019, kanë kontrabanduar gjedhe përmes rrugëve ilegale në zonën kufitare, në territorin e fshatit Karaçevë në Kamenicë.

Ata dyshohen për veprën penale “kontrabandimi me mallra”.

Ndërsa të pandehurit tjerë J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji Dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontrabanduara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standarteve”.

Me këto veprime, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Edhe Një muaj paraburgim për 24 të dyshuarit e rastit “Karaçeva” Kronikë Një muaj paraburgim për 24 të dyshuarit e rastit “Karaçeva”

I pandehuri I.K. që nga shtatori i 2019-s dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit.

Deri tash në rastin “Karaçeva” janë arrestuar 61 persona.