Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre vëllezër në Rahovec e lidhin dhe e rrahin babanë

Tre vëllezër në fshatin Dobidol të Rahovecit e kanë lidhur dhe rrahur babanë e tyre, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të martën në ora 23:00 si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës, e i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në Ratkoc, e pastaj edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.

Sulmuesit janë ndaluar për 48 orë.