Tre persona janë plagosur me armë zjarri në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Pejë, mbrëmjen e të shtunës.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në QKUK për shkak të gjendjes serioze shëndetësore, ka thënë policia e rajonit të Pejës për KOHËN.
Ende nuk janë identifikuar të tjerë persona që kanë qenë të përfshirë aty, por policia është në kërkim të tyre.
“Rreth orës 21:00 policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Gërvallë’ në afërsi të stacionit të autobusëve ka të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërtetuar se tre persona janë të lënduar me armë zjarri. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë dhe dy prej tyre për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Policia është në kërkim të dyshuarve”, u tha nga Policia.