Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të enjten në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.
Vetura e përfshirë në këtë aksident, ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metrave, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Ai tha se përveç veturës, i përfshirë ishte edhe një kamion.
“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë ai.
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Aksident mes tri veturave në Vragoli, një person kërkon ndihmë mjekësore
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Dy aksidente brenda 15 minutash në rrugën Pejë-Prishtinë, disa persona të lënduar
-
Tetë vetura përfshihen në aksidentin zinxhiror në Vragoli