Një aksident zinxhiror ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Vragoli.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tetë vetura, ndërsa katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po merren me procedurat lidhur me rastin.
Policia u bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur aksidente të tilla.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident zinxhiror në Prishtinë
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Dy aksidente brenda 15 minutash në rrugën Pejë-Prishtinë, disa persona të lënduar
-
Shtatë të lënduar në aksidentin zinxhiror në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli