Tre persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Vragoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës njoftoi KOHËN se njëri aksident ka ndodhur në orën 22:10 ku janë përfshirë dy automjete, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti tjetër ka ndodhur 15 minuta më pas, ku katër automjete janë aksidentuar dhe një person ka mbetur i lënduar.
Autoritetet policore njoftuan se po merren me rastet.
“Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.