Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes tri veturave në Vragoli, një person kërkon ndihmë mjekësore

Aksident trafiku

ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

I lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe një tjetër me të huaja, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit.