Në një aksident mes një veture dhe një furgoni të hënën mbrëma në Luksemburg kanë humbur jetën pesë persona, raporton “RTL”. Tre prej viktimave dyshohet se janë shqiptarë nga Kosova. Kështu kanë shkruar familjarët në rrjete sociale.
Aksidenti frontal ndodhi rreth orës 18:10 në rrugën mes Feulenit dhe Hiederschediti. Dy veturat morën zjarr menjëherë. Ato u shkatërruan plotësisht. Pesë personat që ishin në dy veturat vdiqën në vendin e ngjarjes.
“RTL” raporton se prokurori publik ka nisur hetimet dhe se po kryen analizat e ADN-së për ta zbuluar identitetin e viktimave.
Sipas burimeve të “RTL” besohet se një nga veturat ishte duke shkuar në korsi të gabuar dhe u përplas me një furgon transportues. Për aksidentin ka raportuar edhe "Luxemburger Wort". Raportohet se është aksidenti më i rëndë i trafikut në Luksemburg këtë vit.
-
Dy motra nga Kamenica humbin jetën në aksident në Gjermani
-
Humbin jetën tre shqiptarë në një aksident në Gjermani
-
Tre kosovarë aksidentohen për vdekje në Gjermani
-
Tre kosovarë të vdekur në aksidentin në Shkup, afër kufirit me Kosovën
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë