Dy gra me prejardhje nga Kosova, kanë vdekur në një aksident trafiku në autostradën A5 në Appenweier të Gjermanisë të shtunën pasdite.
Sipas Policisë, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë dështimi për të ndërruar korsi, gjë që ka bërë që dy vetura, të cilat ishin me shpejtësi të lartë, të përplasen mes vete, raportoi mediumi gjerman “Tagesschau”.
Familjarët e viktimave kanë njoftuar për KOHËN se bëhet fjalë për dy motra me prejardhje nga Kamenica.
Përveç viktimave, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, teksa në aksident janë përfshirë pesë vetura.
Policia e trafikut të Baden-Baden ka nisur një hetim për shkakun e saktë të aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një e re nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
-
Tre shqiptarë dyshohet se humbën jetën në një aksident trafiku në Luksemburg
-
Një 21-vjeçare nga Kosova vdiq në një vetaksident në Gjermani
-
Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në drejtim të Vërmicës
-
Dy të vdekur në një aksident në Podujevë