Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste personave të zhdukur.
Sipas Policisë së Kosovës një grua është zhdukur në Prishtinë.
“Më 09.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe por nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti tjetër theksohet se ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku i zhdukur është raportuar një burrë.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndërsa një tjetër grua është raportuar e zhdukur në fashitin Isniq të Pejës. “Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë kanë raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.