Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për dy persona të zhdukur në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë një grua është raportuar së është zhdukur të enjten.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa të mërkurën thuhet se është raportuar i zhdukur një burrë.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.