Tre persona janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor pas një zjarri që shpërtheu në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë-Kosovë, paraditen e sotme.
Policia ka marrë informatën për zjarrin dhe njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore emergjente janë dërguar menjëherë në vendngjarje.
Sipas të dhënave fillestare, zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për të përcaktuar shkakun e tij vazhdojnë.
“Në ora 07:54 është pranuar informata për zjarr në një banesë, adresa ‘Rruga Drena II, afër stacionit të trenit, Fushë-Kosovë! Ekipet menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ishte duke u djegur kulmi i përbashkët i disa banesave. Për një kohë të shkurtër, ekipet kanë arritur që zjarrin ta vënë nën kontroll”, ka thënë Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Zjarr në një banesë në “Bregun e Diellit”, një person pranon tretman mjekësor
-
Dyshohet se u vuri flakën orendive dhe u largua nga banesa në Fushë-Kosovë
-
Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, prej tyre tre shtetas të huaj
-
Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë