Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre muaj burgim ish-kunatit që shpërfilli urdhrin gjyqësor për të mos iu afruar viktimës

Me tre muaj burgim është dënuar A.H., ish-kunati i Elvedina Hajdarit nga Drenasi, që kishte shkelur urdhrin e gjykatës për të mos iu afruar Hajdarit më afër se 10 metra.

A.H. më 24 maj të vitit të shkuar i ishte afruar viktimës duke vozitur vrullshëm me veturë. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ai “me dashje nuk e ka përfillur aktvendimin aktiv të plotëfuqishëm”.

Në vendim theksohet se i pandehuri duke iu afruar vrullshëm me veturë viktimës, ia ka frikësuar edhe dy vajzat e mitura, me të cilat e dëmtuara po ecte në këmbë.

Ditë më parë, palët paraqitën fjalët përfundimtare. Hajdari pati kërkuar dënim maksimal, duke pretenduar se i është cenuar jeta. Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit pati thënë se nuk ka prova të mjaftueshme kundër klientit të tij.

Pos ish-kunatit, Hajdarit me vendim s’kanë të drejtë t’i afrohen as ish-bashkëshorti e babai i tij.

Edhe Kunati akuzohet se shpërfilli urdhrin gjyqësor për të mos iu afruar viktimës Kronikë Kunati akuzohet se shpërfilli urdhrin gjyqësor për të mos iu afruar viktimës

Elvedina Hajdari jeton në një oborr me ish-bashkëshortin dhe familjen e tij. Pasi përjetoi dhunë, ajo vendosi të kthehej aty, disa kohë pas qëndrimit në strehimore.