Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona mbyten në det në Kavajë

Tre persona, pjesëtarë të një familjeje, janë mbytur të dielën në det në Kavajë, raportoi "Euronews Albania".

Siç është raportuar, babai 55-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç kanë vdekur si pasojë e rrymave detare.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë, por nuk kanë arritur t’i shpëtojnë viktimat.

*Fillimisht nga Policia e Shtetit është raportuar se viktimat janë shtetas kosovarë, e më pas në një njoftim të përditësuar thuhet se janë nga Tirana.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare”, ka njoftuar policia në komunikatën e parë.

Artikuj të ngjashëm