Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një polic në Suharekë

Një polic është therur me thikë në fshatin Samadraxhë të Suharekës, të hënën në ora 10:50. Policia thotë se paraprakisht është njoftuar për një rasti dhune në familje, e me të arritur në shtëpinë ku kryhej vepra penale, i dyshuari B.K. e ka goditur me thikë në kokë zyrtarin policor.

Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, derisa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari u ndalua me vendim të prokurorit në afat për 48 orë.