Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therë me thikë mbrëmjen e së premtes, në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me rastin janë duke u intervistuar tre të dyshuar.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "2 Korriku" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.