Një person është therur me thikë në Pejë më 22 maj rreth orës 23:50.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, me ç’rast tre persona janë arrestuar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje në një lokal, njëri nga ta ka goditë me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i kanë shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe vazhdon ne përkujdesje të mëtutjeshme.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njeri lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një person në derë të banesës së tij në Pejë, arrestohen tre të dyshuar
-
Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari
-
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
-
Theret me thikë një burrë në Pejë, i dyshuari arrestohet
-
Një i arrestuar në Pejë, dyshohet për therje me thikë