Në Pejë dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka therur me thikë një tjetër, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar duke e goditur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, ku i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.