Një person është therë me thikë të dielën në një kafene në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një rrahjeje mes dy personave.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
”Sot rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën ‘Anton Çeta’ në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, është thënë nga Policia në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.