Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet me thikë një person në Gjakovë

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në Gjakovë si pasojë e therjes me thikë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë, ndërkaq i dyshuari ndodhet në arrati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati.

Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast "vrasje".

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.