Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Një i mitur është therur me thikë të shtunën në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor në emergjencë, i dyshuari është po ashtu i mitur.

Ai është arrestuar, e pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia ka iniciuar rastin “vrasje në tentativë”.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.