Një i mitur është arrestuar në Podujevë të martën nën dyshimin se i ka therur dy të tjerë me thikë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit e pastaj janë dërguar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes është konfiskuar thika që dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq rasti është iniciuar, sipas raportit policor, si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.