Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një 11-vjeçar në Prizren

Një i mitur është therur me thikë të hënën në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën.

Sipas njoftimit, viktima është therur nga një i mitur 14-vjeçar, ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë është liruar për në shtëpi.

“Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm