Një person nga Gjilani ka raportuar në Polici se derisa po kalonte rrugën, të enjten në ora 22:20, është kapur për dore nga një i dyshuar duke tentuar ta rrëmbejë.
Viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal, derisa rasti i cilësuar “tentim rrëmbimi”, është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka qenë në rrugë , një i dyshuar mashkull kosovar duke e kapur për dore ka tentuar ta futë në veturën e tij, mirëpo viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.