Kronikë

Rrëmbehet një vajzë në Gjilan

Policia e Kosovës

Një burrë në Gjilan ka njoftuar se vajza e axhës së tij është rrëmbyer.

Sipas raportit të Policisë, një i dyshuar e ka futur atë në veturën e tij pa dëshirën e saj dhe ka vazhduar në drejtim të Prishtinës.

Policia e ka cilësuar rastin i cili ka ndodhur të shtunën si “privim i kundërligjshëm nga liria”.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.