Policia e Kosovës po e heton një rast të gjuajtje me armë me gaz që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë. Në rrugën “Hyzri Talla” pranë një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, e Policia ka gjetur dhe sekuestruat tri gëzhoja.
Për rastin nuk ka persona të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “përdorim i armës”.
“Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe fshatin Stanofc të Vushtrrisë. Aty është arrestuar një person, e në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, derisa të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me pesë fishekë. I dyshuari ka shtënë me armë zjarri pasi kishte pasur mosmarrëveshje me një person.