Kronikë

Sveçla: Të angazhuar të çrrënjosim çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë

Uniformat ushtarake dhe predha te gjetura ne veri

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës të martën mbrëma në fshatin Jarinjë të Poshtme në veri gjeti një predhë antitank dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë së Serbisë. 

Sveçla ka thënë se do të vazhdohet puna dhe angazhimi për “të çrrënjosur çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë”.

“Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë. Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank. Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 


 

Lexo përditësimet tjera
policia

Gjenden predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të...